KUSHTET E PËRGJITHSHME për përdorimin e bazës elektronike të rregulloreve PRAKSIS

  1. Ме këto kushte të përgjithshme përcaktohen kushtet për përdorimin e bazës elektronike të rregulloreve, aktgjykimeve dhe përkthimeve PRAKSIS (në tekstin e mëposhtëm: PRAKSIS).

  2. PRAKSIS është pronë e Shoqërisë për shërbime konsulence ACT! SH.P.K Shkup.(në tekstin e mëposhtëm: ACT!).

  3. E drejta e autorit të PRAKSIS është e mbrojtur dhe i përket pronarit ACT!. Përdorimi i të dhënave nga PRAKSIS për qëllime komerciale është i ndaluar. Çdo përdorim, kopjim dhe shpërndarje e paautorizuar e rregulloreve dhe të dhënave të tjera të përfshira në PRAKSIS paraqet vepër penale dhe i nënshtrohet ndjekjes penale.

  4. PRAKSIS është bazë rregulloresh që mundëson qasje në:

    • tekste të konsoliduara të ligjeve të përgatitura me profesionalizëm;

    • ligjin themelor, risitë dhe vendimet e gjykatës kushtetuese, si dhe aktet nënligjore që dalin nga ligji

    • aktvendimet gjyqësore që lidhen me ligjin

    • rregulloret përkatëse të BE-së dhe vendeve të tjera;

    • informacione të dobishme për përdoruesit e shërbimeve që lidhen me ligjin konkret (p.sh. njoftimet për procedurat e falimentimit të dhëna si informacion i dobishëm në Ligjin për falimentimin, formularët që dalin nga Ligji për shoqëritë tregtare, modelet e dokumentacionit të tenderit që dalin nga Ligji për furnizimet publike, kontratat kolektive në Ligjin për marrëdhëniet e punës, etj.);

    • përmbledhjet e rregulloreve në të cilat informacioni bazë për përmbajtjen e ligjit është paraqitur në një gjuhë të shkurtër dhe të kuptueshme;

    • përkthime të ligjeve në anglisht

    • tekste të konsoliduara të ligjeve, ligjit bazë dhe risitë në gjuhën shqipe

  5. Definicioni i termeve të përdorura në kushtet e përgjithshme, formularin e regjistrimit dhe konfirmimin e kontratës të lidhur për abonim:

    1. Abonent – nënkupton personin juridik ose fizik me të cilin ACT! lidh kontratë abonimi - i obliguari të paguajë çmimin për abonimin/et;

    2. Përdorues – nënkupton personin që është i regjistruar në PRAKSIS dhe të cilit i lejohet qasja në PRAKSIS përmes e-mail-it (emri i përdoruesit) dhe fjalëkalimit;

    3. Vërtetimi i kontratës të lidhur për abonim– është dokument me shkrim të cilin i'a jep ACT! parapaguesit dhe që konfirmon se është lidhur një kontratë abonimi.

    4. Rregullore – nënkupton çdo dokument (akt, informacion) në të cilin përdoruesi i PRAKSIS ka qasje

    5. Qasja e përdoruesit – nënkupton të drejtën e përdoruesit për të pasur qasje në rregulloret e PRAKSIS

    6. Kohëzgjatja e kontratës të abonimit – shënon periudhën kohore të vlefshmërisë së qasjes të përdoruesit në PRAKSIS të përcaktuar në kontratën e lidhur për abonim

    7. Administrator – nënkupton personin e autorizuar nga ACT! që rregullon qasjen e përdoruesit;

    8. Pika e hyrjes – nënkupton çdo vend ku ka lidhje interneti dhe nga ku përdoruesi mund të ky në PRAKSIS;

  6. Në PRAKSIS do të keni qasje pas plotësimit të formularit të regjistrimit, nëpërmjet të cilit parapaguesi dorëzon të dhëna për veten dhe përdoruesin/it

  7. Pas marrjes së formularit të regjistrimit, administratori јеp vërtetim për kontratën e lidhur për abonim dhe një faturë, të cilën ia dorëzon parapaguesit në adresën e emailit të përcaktuar në formularin e regjistrimit në rubrikën për të dhënat e parapaguesit.

  8. Parapaguesi ka të drejtë të ndryshojë përdoruesit gjatë kohëzgjatjes së kontratës të abonimit. Për çdo ndryshim të përdoruesit, abonentit i lëshohet vërtetim për ndryshimit të përdoruesit.

  9. ACT! është përgjegjës vetëm për funksionimin e serverit në të cilin janë vendosur rregulloret PRAKSIS.

  10. Një qasje përdoruesi nuk mund të përdoret njëkohësisht nga pika të shumta qasjeje.

  11. Një qasje përdoruesi mund të përdoret ekskluzivisht nga përdoruesi i specifikuar në formularin e regjistrimit. Përdorimi i qasjes të një përdoruesi nga disa persona të tjerë është i ndaluar.

  12. PRAKSIS mundëson printim dhe kopjim të thjeshtë të tekstit të rregullores së zgjedhur të PRAKSIS. Ndalohet rreptësisht përdorimi i teksteve të printuara dhe të kopjuara nga PRAKSIS për qëllime komerciale.

  13. PRAKSIS mundëson kërkim të thjeshtë të rregullores së kërkuar (ligj, akt nënligjor ose informacion të dobishëm).

  14. PRAKSIS mundëson kërkim të avancuar përmes parametrave të ndryshme, siç janë etiketimet dhe kategoritë e përcaktuara nga PRAKSIS.

  15. Fillimi dhe mbarimi i abonimit, kostoja, mënyra dhe afati i pagesës tregohen në vërtetimin e kontratës së nënshkruar për abonim.

  16. Nëse parapaguesi nuk e paguan koston brenda afatit të përcaktuar në faturë, ACT! rezervon të drejtën për të shkyçur parapaguesin nga përdorimi i mëtejshëm i bazës së rregulloreve

  17. Kontrata e abonimit rinovohet automatikisht nëse parapaguesi nuk shpreh kundërshtim brenda 8 ditëve pas marrjes së vërtetimit për lidhjen e kontratës së re të abonimit, e cila do t'i dorëzohet pas skadimit të periudhës për të cilën është lidhur kontrata e mëparshme e abonimit.

  18. Përdoruesve ju sigurohet mbështetja e klientit në një linjë telefonike të veçantë dhe adresë e-mail-i përmes së cilave ata paraqesin të gjitha pyetjet dhe problemet që lidhen me përdorimin e PRAKSIS.

  19. PRAKSIS rezervon të drejtën të ndryshojë kushtet e përgjithshme për përdorimin e bazës së rregulloreve

Me respekt!

I juaji ACT! SH.P.K. Shkup

Politika e privatësisë

Pse Politikë të privatësisë?

Kompania për shërbime konsulence ACT! SH.P.K Shkup (ACT!) është kontrollues i përmbledhjeve të të dhënave personale që përpunohen përmes bazës elektronike të rregulloreve dhe aktvendimeve gjyqësore PRAKSIS, gjegjësisht faqes së internetit: www.praksis.mk. ACT! mbledh, përpunon dhe ruan të dhënat tuaja personale në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për përmbushjen e qëllimeve për të cilat ato janë mbledhur. Pas skadimit të afatit ligjor, të njejtat do të fshihen. АCT! obligohet të mbrojë privatësinë e kujtdo që viziton faqen tonë të internetit, komunikon me ne, regjistrohet dhe abonohet në shërbimet tona. Informacionet që i mbledhimim dhe i përpunojmë kanë për qëllim të sigurojnë efikasitet dhe personalizim gjatë përdorimit të shërbimeve tona. Politika jonë e privatësisë ju ndihmon të kuptoni se çfarë informacione ACT! mbledh, përpunon dhe ruan. Për ne është e rëndësishme ju të jeni të kënaqur me shërbimet tona, si dhe mbrojtja e privatësisë dhe integritetit të të dhënave personale me të cilat ndeshemi gjatë punës tonë. Ju lutemi lexoni me kujdes këtë Politikë të privatësisë. Ju mund të hyni në Politikën e privatësisë në çdo kohë në faqen e internetit www.praksis.mk. Përdorimi dhe/ose regjistrimi juaj në cilën do pjesë të faqes tonë në internet do të thotë pranim të kësaj Politike të privatësisë. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e kësaj Politike të privatësisë, Ju lutemi të mos e përdorni faqen tonë të internetit. Politika e privatësisë e ACT! bazohet në rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat mund të shkarkohen në formë elektronike nga faqja e internetit e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (www.azlp.mk).

Si i mbledhim dhe i përpunojmë të dhënat personale?

ACT! mbledh nga ju vetëm ato të dhëna personale që ju personalisht i futni gjatë regjistrimit në bazën elektronike të rregulloreve dhe aktvendimeve gjyqësore PRAKSIS në mënyrë që të bëheni përdorues i shërbimeve përmes faqes tonë të internetit ose kur kërkoni që ne t'ju dërgojmë informacione përmes të email adresës. Të dhënat personale të mbledhura varen nga fakti nëse ju keni qasje si vizitor apo jeni përdoruesi ynë i regjistruar, me ç’rast mund të mblidhen të dhënat personale të mëposhtme: emri dhe mbiemri, adresa e emailit dhe numri i telefonit Në server do të shenohet hyrje (log) se prej ku keni patur qasje kur keni vizituar faqen tonë të internetit, domethënë IP adresa do të ruhet, si e dhënë që mund të zbulojnë se për cilin person dhe vendndodhje bëhet fjalë saktësisht në momentin e identifikimit tuaj si përdoruesi i faqes së internetit.

Si përdoren të dhënat tuaja personale?

ACT! mund të zbulojë të dhënat tuaja personale vetëm në rastet kur është e lejuar ose e rregulluar me ligj, a me qëllim që t’i shfrytëzojë të drejtat e tij dhe për të mbrojtur interesat e tij të biznesit ose për të vepruar në përputhje me urdhrat e gjykatës ose kërkesa të tjera ligjore. Të dhënat personale i përpunojmë që të kuptojmë më mirë nevojat tuaja dhe për të përmirësuar shërbimet tona. Ne gjithashtu i përpunojmë këto të dhëna për t'ju njoftuar për shërbime të reja dhe oferta speciale dhe promovime që mendojmë se do të jenë interesante për ju, si dhe ndryshime të rëndësishme në faqen tonë të internetit. Ju, si përdoruesi ynë, keni të drejtë në çdo kohë, pa pagesë dhe duke përdorur mjete të thjeshta komunikimi, të tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale, tërësisht ose një pjesë të të dhënave tuaja personale të cilat kanë qënë të mbledhura, përpunuara dhe ruajtura më parë.

Si ruhen të dhënat tuaja personale?

Të dhënat tuaja personale përpunohen dhe ruhen në të ashtuquajturat platforma cloud, gjegjësisht në serverë të vendosur në Bashkimin Evropian, ku kompania përpunuese (Microsoft) punon në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale të Bashkimit Evropian. Të dhënat personale në formë elektronike ruhen për aq kohë sa abonimi juaj është aktiv. Brenda 90 ditëve pas përfundimit të abonimit, qoftë me kërkesën tuaj ose me skadimin e periudhës së abonimit, ruajtja e të dhënave tuaja personale ndalon.

Si mbrohen të dhënat tuaja personale?

Ne jemi të vetëdijshëm se ju mund të shqetësoheni për privatësinë dhe konfidencialitetin e të dhënave tuaja personale, ndaj marrim masa mbrojtëse për t'u siguruar që këto informacione janë të mbrojtura. Për të parandaluar qasjen e paautorizuar dhe keqpërdorimin e të dhënave personale, ACT! ndërmerr të gjitha masat e nevojshme teknike, organizative, administrative dhe fizike për të garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale. Qasja në llogarinë tuaj të përdoruesit është e mbrojtur me emër përdoruesi dhe fjalëkalimi (alfanumerik - një kombinim i detyrueshëm i shkronjave dhe numrave). Ne ju rekomandojmë që të mos e ndani këtë informacion me askënd tjetër. Asnjëherë mos e shkruani fjalëkalimin tuaj dhe kurrë mos e dërgoni fjalëkalimin tuaj nëpërmjet të email adresës tek ne apo tek dikush tjetër. Asnjëherë mos lejoni askënd të shohë se çfarë po ruani, veçanërisht në vend publik. Gjithmonë shkyçuni pasi të keni përfunduar qasjen.

Politika e biskotave (Cookies)

"Cookies" është një teknologji që i lejon faqes tonë të internetit të ruajë shenja të informacioneve në kërkuesin tuaj të internetit. Kërkuesit tuaj të internetit i përcaktohet identifikues që njihet vetëm nga faqja jonë e internetit, për sa kohë që jeni në faqen tonë të internetit, por nuk ju identifikon ju personalisht. “Cookies” na ndihmon t’i ndjekim nevojat dhe shprehitë tuaja, duke na mundësuar të ofrojmë shërbime më të mira për përdoruesit tanë. Nëse nuk dëshironi të merrni biskota nga faqја е internetit të PRAKSIS, mund të vendosni cilësimet e kërkuesit tuaj që t'ju njoftojë çdo herë që merrni biskotë, duke ju lejuar kështu të vendosni nëse do ta pranoni atë apo jo. Disa biskota përmbajnë të dhëna personale. Duke klikuar "Më mbaj mend" kur hyni në seksionin e faqes të internetit të destinuar për përdoruesit, duke përdorur emër përdoruesi dhe fjalëkalim, biskota do të ruajë emrin tuaj të përdoruesit. ACT! përdor të ashtuquajturat "Biskota këmbëngulëse ", të cilat mbeten të ruajtura në kompjuterin tuaj derisa nuk kërkoni nga kërkuesi juaj i internetit t'i fshijë ato. ACT! ofron shërbime të caktuara që janë të disponueshme vetëm nëpërmjet përdorimit të biskotave. Biskotat me rëndësi thelbësore na lejojnë të identifikojmë përdoruesit e regjistruar në mënyrë që ata të kenë qasje në të gjithë bazën e të dhënave. Nëse përdoruesi i regjistruar zgjedh të çaktivizojë këto biskota, ai nuk do të jetë në gjendje të ketë akses në të gjitha të dhënat e bazës së të dhënave. Këto biskota janë të qëndrueshme për aq kohë sa jeni të identifikuar në faqen tonë të internetit. Biskotat e performancës mund të përdoren për të analizuar se si përdoruesit përdorin bazën e të dhënave, si dhe për të monitoruar performancën e sistemit. Kjo na lejon t'ju ofrojmë shërbime me cilësi të lartë si dhe një ofertë specifike të krijuar vetëm për ju. Për shembull, këto biskota mund të përdoren për të ndjekur se cilat faqe janë më të njohurat ose për të përcaktuar pse është marrë një mesazh gabim në disa faqe. Gjithashtu, këto biskota mund të përdoren që të theksohen shërbimet që janë me interes për ju, bazuar në përdorimin tuaj të sistemit. Biskotat funksionale i përdorim për të kujtuar disa parametra të përdoruesit, të tilla si: përshëndetja e abonentit, vendi/qyteti nga ku është identifikuar abonenti, komentet ose sugjerimet e bëra.

Lidhja me faqet e tjera të internetit

Nëse lidheni nga faqja jonë e internetit në një lidhje të pavarur të operuar nga një palë e tretë, ne nuk mund të sigurojmë mbrojtjen e cilit do informacioni që ju dorëzoni. Faqet e palëve të treta mund të kenë politikat e tyre të mbledhjes së të dhënave që janë jashtë kontrollit tonë. Çdo të dhënë personale që dorëzoni tek palët e treta do të rregullohet nga politika e tyre e privatësisë, nëse ata kanë një të tillë. ACT! nuk mban përgjegjësi për këto veprime.

Qasja në të dhënat tuaja personale

Ju keni qasje në të dhënat tuaja personale në çdo kohë. Nëse dëshironi të kontrolloni se cilat të dhëna personale i përpunojmë për ju, na kontaktoni në adresën e mëposhtme , numrin e telefonit ose adresën e emailit. Ju mund t'i ndryshoni të dhënat tuaja personale në çdo kohë duke u identifikuar si përdorues i regjistruar në seksionin e profilit të përdoruesit.

Përdorimi i faqes së internetit nga fëmijët

ACT! veçanërisht kujdeset për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë e fëmijëve. Sistemi ynë nuk do të pranojë futjen e të dhënave personale për fëmijët.

Ndryshimet në Politikën e privatësisë

Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar ose ndryshuar Politikën e privatësisë në çdo kohë dhe një ndryshim ose plotësim i tillë do të hyjë në fuqi me vetë publikimin në faqen e internetit të ACT!

Kontakt

Për të gjitha pyetjet në lidhje me të dhënat tuaja personale të përpunuara nga ACT! na kontaktoni direkt: Adresa: Rr. Miroslav Krlezha nr.18, 1000 Shkup Numri i telefonit: 02/3212 -312 E-mail adresa: kontakt@praksis.mk