Historia jonë

Si Praksis ka ndihmuar mbi 1000 ekspertë ligjorë dhe praktikues të avancojnë kërkimet e tyre juridike në lartësi të reja

Tërhiqeni
për të zbuluar

Ishte viti 2017 dhe ishte atëherë kur si praktikues ligjor në dorë të parë përjetuam sa frustruese mund të jetë të qëndrosh në krye të avancimeve më të fundita të teknologjisë juridike.

Harxhuam orë të panumërta duke shfletuar tufa dokumentesh, duke u përpjekur të dallojmë ligjet më aktuale nga ato të vjetruarat. Ishte një cikël i pafund me plot frustrim dhe joefikasitet që na la të ndiheshim të harxhuar dhe të pamotivuar.

Derisa e kuptuam se nuk ka pse të jetë kështu…

Ne e dinim se duhej të kishte një mënyrë më të mirë

Ne e quajmë atë arma jonë sekrete në botën ligjore - PRAKSIS. Nga tani e tutje edhe ju mund të përqendroheni në atë që bëni më mirë, duke siguruar shërbime juridike nga më të lartat për klientët tuaj.

Dhe kështu ne krijuam bazë gjithëpërfshirëse të rregulloreve, aktvendimeve dhe përkthimeve, krijuar nga ekipi me një pasion të jashtëzakonshëm për të drejtën nga Shoqëria për shërbime konsulence ACT! SH.P.K Shkup.

Ekipi ynë përbëhet nga juristë ekspertë, specialistë shitjesh, përkthyes, por edhe individë të rinj dhe të talentuar të përkushtuar për të ofruar informacione juridike me cilësi më të lartë për klientët tanë.

Me PRAKSIS, ju mund të keni qasje të lehtë në të gjitha dokumentet përkatëse juridike që ju nevojiten, me azhurnime ditore dhe një ndërmjetësues përdoruesi për t'ju ndihmuar të qëndroni në hap me të drejtën.

Përjetoni shpejtësinë e jashtëzakonshme të qasjes në njohuritë precize juridike, sot!

Pyetje shpesh të parashtruara

Çfarë është PRAKSIS dhe çfarë lloje të informacioneve ligjore ofron?

PRAKSIS është një bazë elektronike e rregulloreve, aktvendimeve dhe përkthimeve që praktikuesve/praktikantëve ligjorë/përdoruesve ju mundëson informacione ligjore të besueshme dhe të azhurnuara. Ofron koleksion gjithëperfshirës të rregulloreve duke përfshirë tekstin bazë, versionin e konsoliduar, aktvendimet gjyqësore, projekt ligjet, rregulloret nga vendet e rajonit dhe legjislacionin e BE-së dhe përkthime të rregulloreve në gjuhën shqipe dhe angleze. Së bashku me shumë funksionalitete që e bëjnë përvojën tuaj sa më të thjeshtë dhe të këndshme.

Çfarë e dallon PRAKSIS nga platformat e tjera të kërkimeve juridike?

Praksis mundëson një sërë funksionalitetesh dhe përfitimesh që nuk mund t'i merrni nga asnjë bazë tjetër të dhënash përveç tonës. Ne po rritemi vazhdimisht, prandaj mos u habisni kur shihni herë pas here se funksionalitete të reja të vlefshme janë shtuar.

Sa shpesh azhurnohen informacionet ligjore në PRAKSIS?

Ju sigurojmë se PRAKSIS azhurnohet disa herë në ditë për të mundësuar informacion të vlefshëm pothuajse në kohë reale, pra sa më shpejt që të jetë e mundur pas publikimit të tij. Mos u shqetësoni sepse nuk do të merrni informacione të vjetruara në PRAKSIS.

Si mund të kem qasje në PRAKSIS dhe cilat janë parakushtet e sistemit?

Mund të keni qasje në PRAKSIS nga çdo pajisje me lidhje interneti, në çdo kohë dhe kudo!

Si mund ta di nëse baza е të dhënave është e duhura për mua?

Ne ofrojmë qasje 14-ditore falas për klientët tanë të rinj pa asnjë kusht të obligueshëm. Shikojeni dhe sigurohuni vetë se si PRAKSIS ka kënaqur mbi 1000+ klientë tanë!

Si mund të marr mbështetjen e klientit nëse kam pyetje ose përballem me probleme teknike?

Mund të na shkruani përmes formularit të kontaktit ose të na dërgoni e-mail në kontakt@praksis.mk. Nëse keni nevojë për çfarë do lloj asistencë teknike, gjithmonë mund të kërkoni ndihmë falas dhe të merrni ndihmën që keni kërkuar. Është kënaqësia jonë t'i përgjigjemi çdo pyetjeje të parashtruar! / Do të jetë kënaqësia jonë Ne do të jemi t'ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja!

A ka kosto përdorimi i PRAKSIS dhe cilat janë opsionet e abonimit?

Zbuloni shumëllojshmërinë e ofertave të abonimit të përshtatura posaçërisht për persona juridik dhe fizik. Nuk ka asnjë sfidë që nuk e kemi tejkaluar dhe nuk ka asnjë klient që ka mbetur i pakënaqur nga ofertat tona të abonimit. Nëse keni nevoja specifike, kërkoni qasje falas dhe specialistët tanë të shitjeve do t'ju kontaktojnë për t'ju prezantuar të gjitha funksionalitetet e PRAKSIS dhe për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.