-
Ме këto kushte të përgjithshme përcaktohen kushtet për përdorimin e bazës elektronike të rregulloreve, aktgjykimeve dhe përkthimeve PRAKSIS (në tekstin e mëposhtëm: PRAKSIS).
-
PRAKSIS është pronë e Shoqërisë për shërbime konsulence ACT! SH.P.K Shkup.(në tekstin e mëposhtëm: ACT!).
-
E drejta e autorit të PRAKSIS është e mbrojtur dhe i përket pronarit ACT!. Përdorimi i të dhënave nga PRAKSIS për qëllime komerciale është i ndaluar. Çdo përdorim, kopjim dhe shpërndarje e paautorizuar e rregulloreve dhe të dhënave të tjera të përfshira në PRAKSIS paraqet vepër penale dhe i nënshtrohet ndjekjes penale.
-
PRAKSIS është bazë rregulloresh që mundëson qasje në:
tekste të konsoliduara të ligjeve të përgatitura me profesionalizëm;
ligjin themelor, risitë dhe vendimet e gjykatës kushtetuese, si dhe aktet nënligjore që dalin nga ligji
aktvendimet gjyqësore që lidhen me ligjin
rregulloret përkatëse të BE-së dhe vendeve të tjera;
informacione të dobishme për përdoruesit e shërbimeve që lidhen me ligjin konkret (p.sh. njoftimet për procedurat e falimentimit të dhëna si informacion i dobishëm në Ligjin për falimentimin, formularët që dalin nga Ligji për shoqëritë tregtare, modelet e dokumentacionit të tenderit që dalin nga Ligji për furnizimet publike, kontratat kolektive në Ligjin për marrëdhëniet e punës, etj.);
përmbledhjet e rregulloreve në të cilat informacioni bazë për përmbajtjen e ligjit është paraqitur në një gjuhë të shkurtër dhe të kuptueshme;
përkthime të ligjeve në anglisht
tekste të konsoliduara të ligjeve, ligjit bazë dhe risitë në gjuhën shqipe
-
Definicioni i termeve të përdorura në kushtet e përgjithshme, formularin e regjistrimit dhe konfirmimin e kontratës të lidhur për abonim:
Abonent – nënkupton personin juridik ose fizik me të cilin ACT! lidh kontratë abonimi - i obliguari të paguajë çmimin për abonimin/et;
Përdorues – nënkupton personin që është i regjistruar në PRAKSIS dhe të cilit i lejohet qasja në PRAKSIS përmes e-mail-it (emri i përdoruesit) dhe fjalëkalimit;
Vërtetimi i kontratës të lidhur për abonim– është dokument me shkrim të cilin i'a jep ACT! parapaguesit dhe që konfirmon se është lidhur një kontratë abonimi.
Rregullore – nënkupton çdo dokument (akt, informacion) në të cilin përdoruesi i PRAKSIS ka qasje
Qasja e përdoruesit – nënkupton të drejtën e përdoruesit për të pasur qasje në rregulloret e PRAKSIS
Kohëzgjatja e kontratës të abonimit – shënon periudhën kohore të vlefshmërisë së qasjes të përdoruesit në PRAKSIS të përcaktuar në kontratën e lidhur për abonim
Administrator – nënkupton personin e autorizuar nga ACT! që rregullon qasjen e përdoruesit;
Pika e hyrjes – nënkupton çdo vend ku ka lidhje interneti dhe nga ku përdoruesi mund të ky në PRAKSIS;
Në PRAKSIS do të keni qasje pas plotësimit të formularit të regjistrimit, nëpërmjet të cilit parapaguesi dorëzon të dhëna për veten dhe përdoruesin/it
Pas marrjes së formularit të regjistrimit, administratori јеp vërtetim për kontratën e lidhur për abonim dhe një faturë, të cilën ia dorëzon parapaguesit në adresën e emailit të përcaktuar në formularin e regjistrimit në rubrikën për të dhënat e parapaguesit.
Parapaguesi ka të drejtë të ndryshojë përdoruesit gjatë kohëzgjatjes së kontratës të abonimit. Për çdo ndryshim të përdoruesit, abonentit i lëshohet vërtetim për ndryshimit të përdoruesit.
ACT! është përgjegjës vetëm për funksionimin e serverit në të cilin janë vendosur rregulloret PRAKSIS.
Një qasje përdoruesi nuk mund të përdoret njëkohësisht nga pika të shumta qasjeje.
Një qasje përdoruesi mund të përdoret ekskluzivisht nga përdoruesi i specifikuar në formularin e regjistrimit. Përdorimi i qasjes të një përdoruesi nga disa persona të tjerë është i ndaluar.
PRAKSIS mundëson printim dhe kopjim të thjeshtë të tekstit të rregullores së zgjedhur të PRAKSIS. Ndalohet rreptësisht përdorimi i teksteve të printuara dhe të kopjuara nga PRAKSIS për qëllime komerciale.
PRAKSIS mundëson kërkim të thjeshtë të rregullores së kërkuar (ligj, akt nënligjor ose informacion të dobishëm).
PRAKSIS mundëson kërkim të avancuar përmes parametrave të ndryshme, siç janë etiketimet dhe kategoritë e përcaktuara nga PRAKSIS.
Fillimi dhe mbarimi i abonimit, kostoja, mënyra dhe afati i pagesës tregohen në vërtetimin e kontratës së nënshkruar për abonim.
Nëse parapaguesi nuk e paguan koston brenda afatit të përcaktuar në faturë, ACT! rezervon të drejtën për të shkyçur parapaguesin nga përdorimi i mëtejshëm i bazës së rregulloreve
Kontrata e abonimit rinovohet automatikisht nëse parapaguesi nuk shpreh kundërshtim brenda 8 ditëve pas marrjes së vërtetimit për lidhjen e kontratës së re të abonimit, e cila do t'i dorëzohet pas skadimit të periudhës për të cilën është lidhur kontrata e mëparshme e abonimit.
Përdoruesve ju sigurohet mbështetja e klientit në një linjë telefonike të veçantë dhe adresë e-mail-i përmes së cilave ata paraqesin të gjitha pyetjet dhe problemet që lidhen me përdorimin e PRAKSIS.
PRAKSIS rezervon të drejtën të ndryshojë kushtet e përgjithshme për përdorimin e bazës së rregulloreve